Dalin pamje të reja: Gani Geci dhe Tahir Zemaj së bashku

Aktuale

Dalin pamje të reja: Gani Geci dhe Tahir Zemaj së bashku

Nga: N.H Më: 17 korrik 2019 Në ora: 16:37
Tahir Zemaj

Për kolonel Tahir Zemajn dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, është folur gjithnjë, e sidomos për raportet e tyre.

Madje, Geci në një intervistë të realizuar muaj më parë për raportet me Zemajn kishte deklaruar se i kishte të mira.

Në librin “Kështu foli Tahir Zemaj”, bashkangjitur gjendet edhe fotografi e rrallë e kolonel Zemaj, dhe një prej luftëtarëve të parë të UÇK-së, Gani Geci.

Ata shihen të buzëqeshur, ndërsa përveç këtyre të fundit, në këtë fotografi shihet të jetë edhe vëllai tjetër i Ganis, Halili, si dhe Shpend Shala.

Image
Gani Geci, Tahir Zemaj, Halil Geci dhe Shpend Shala

Kujtomë se Kolonel Tahir Zemaj ishte vrarë se bashku me djalin e tij Enisin dhe kushëririn e tij Hasanin, më 4 janar të vitit 2003. Ata u vranë 14 vite më parë në një pritë të organizuar pas shpine Kombinatit të Drurit në Pejë, e cila nuk u ndriçua asnjëherë.

Tahir Zemaj, ishte një ushtarak i karrierës dhe kolonel i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa Hasan Zemaj ishte kryetar i Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Deçan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat