Sulmohen pesë aktivistë të VV’së, marrin lëndime edhe tre policë - Bota Sot
Sulmohen pesë aktivistë të VV’së, marrin lëndime edhe tre policë

Aktuale

Sulmohen pesë aktivistë të VV’së, marrin lëndime edhe tre policë

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 09:14
VV

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se pasditen e së premtes në Prizren janë sulmuar aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rinor Kadriqeli, Rigon Kadriqeli, Muhamet Kadriqeli, Hysen Pllava dhe Mimoza Bushrani.

“Ky sulm ndaj aktivistëve ka ndodhur gjatë kohës kur po ekzekutohej prej institucioneve urdhri për rrënim të ndërtimit të paligjshëm që është pjesë e kompleksit “ABI Çarshia”.

Sulmi është bërë nga turma që ndodhej aty me urdhër të drejtuesve të Abi Çarshisë, më konkretisht nga personi i quajtur Erman Fusha. Si rezultat i këtij sulmi, aktivistët janë lënduar rëndë dhe kanë përfunduar në trajtim mjekësor në Spitalin Regjional të Prizrenit. Poashtu, gjatë këtij sulmi janë lënduar edhe tre policë të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje shkruhet se ky sulm ka patur si synim kërcënimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! e cila është e palëkundur në luftën e saj kundër ndërtimeve të paligjshme.

“Komuna e Prizrenit dhe të gjitha drejtoritë përkatëse, do t’i ndalin ndërtimet e paligjshme në Prizren, dhe kjo nuk ka asnjë diskutim. Ata njerëz që mendojnë se mund të ndërtojnë kudo, pa leje e pa kontroll, sepse kanë miq në qeveri, le ta dinë që në Prizren nuk munden. Dhe së shpejti nuk do të munden as në vendet e tjera, pasi edhe qeverinë do ta marrë Lëvizja VETËVENDOSJE!

Ata që sulmojnë aktivistët, le ta dinë, as nuk ua kemi frikën, as nuk ndalemi kurrë përballë padrejtësive”, thuhet në fund të njoftimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...