Meliza Haradinaj i kundërpërgjigjet Albin Kurtit: Humbe mundësinë të ndihmosh Kosovën

Aktuale

Meliza Haradinaj i kundërpërgjigjet Albin Kurtit: Humbe mundësinë të ndihmosh Kosovën

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 11:30
Meliza Haradinaj

Këshilltarja e ish-kryeministrit të Kosovës, Meliza Haradinaj, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, pasi ky i fundit e ka komentuar dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i Kryeministrit.

Albin Kurti e ka cilësuar dorëheqjen e Haradinajt si të vonuar, por me arsye të gabuar.

Ndërsa  Meliza Haradinaj duke iu referuar Albin Kurtit, ka thënë se i është gëzuar gjallërisë së tij politike, njësoj sikur Kurti i është gëzuar fatkeqësisë së Ramush Haradinajt.

“Mirë që u bërë i gjallë dje, pas përpjekjeve të dështuara në rrugët e qorrsokakut që zgjodhe për të gjetur kauzë politike. Iu gëzuam edhe ne gjallërisë tënde politike, mu ashtu siç iu gëzove edhe ti fatkeqësisë së Kosovës, AAK-së, dhe Ramushit dje”.

“Humbe mundësinë të ndihmosh Kosovën Albin, në momentin kur vendose ta lësh Kryeministrin Haradinaj të luftojë i vetëm, kundër ndarjes së Kosovës, kundër dorëzimit të sovranitetit të saj Serbisë, kundër përmbysjes së sakrificës sonë shekullore, kundër luftës e tragjedisë së re. Për mua, për ty, për ne, për fëmijët e mi e tuaj (edhe pse ti nuk i rritë këtu), për të ardhmen e përbashkët në Kosovë”.

“Gëzoheshe Albin, sa herë kryeministri Haradinaj merrte goditje prapa shpinës, sepse ti e kishe të pamundur mbijetesën politike përballë një kolosi, një gjenerali, një kryeministri zot dalës e të pamposhtur. Kështu do të jetë gjithmonë, i dashur Albin. Këpucët e Ramushit gjithmonë do të të bijnë të mëdha”.

“Gëzimi yt nuk do të përcjellë gjatë, sepse Kosova do t’i mbijetojë goditjeve të ulëta. E për Ramushin, Albin, ti e din që ky nuk është fundi”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Meliza Haradinajt në Facebook.

Mirëmëngjes Albin,

Gëzim i madh të paska qenë dje, për arritjen e ftesës së tretë për Hagë ndaj Haradinajt.

Kam disa dilema se cilës arsye iu gëzove më shumë:

1. Lehtësimit të situatës për ndarje dhe zhbërje të Kosovës?

Apo

2. Hapjes së rrugës për heqjen e taksës 100% ndaj Serbisë?

Ose

3. Largimit të Ramush Haradinajt nga diametri yt i shkurtër politik?

Albin,

Mirë që u bërë i gjallë dje, pas përpjekjeve të dështuara në rrugët qorrsokake që zgjodhe për të gjetur kauzë politike. Iu gëzuam edhe ne gjallërisë tënde politike, mu ashtu siç iu gëzove edhe ti fatkeqësisë së Kosovës, AAK-së, dhe Ramushit dje.

Humbe mundësinë të ndihmosh Kosovën Albin, në momentin kur vendose t’a lësh Kryeministrin Haradinaj të luftojë i vetëm, kundër ndarjes së Kosovës, kundër dorëzimit të sovranitetit të saj Serbisë, kundër përmbysjes së sakrificës sonë shekullore, kundër luftës e tragjedisë së re. Për mua, për ty, për ne, për fëmijët e mi e tuaj (edhepse ti nuk i rritë këtu), për të ardhmen e përbashkët në Kosovë.

Gëzoheshe Albin, sa herë kryeministri Haradinaj merrte goditje prapa shpinës, sepse ti e kishe të pamundur mbijetesën politike përballë një kolosi, një gjenerali, një kryeministri zotdalës e të pamposhtur. Kështu do të jetë gjithmonë, i dashur Albin. Këpucët e Ramushit gjithmonë do të të bijnë të mëdha.

Gëzimi yt nuk do të përcjellë gjatë, sepse Kosova do t’i mbijetojë goditjeve të ulëta. E për Ramushin, Albin, ti e din që ky nuk është fundi…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat