Pas dorëheqjes së Haradinajt, profesori zbulon planin e Thaçit, Ramës dhe Vuçiq

Aktuale

Pas dorëheqjes së Haradinajt, profesori zbulon planin e Thaçit, Ramës dhe Vuçiq

Nga: G.B Më: 20 korrik 2019 Në ora: 13:37
Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyçi dhe Ramush Haradinaj

Profesori universitar Enver Bytyçi, ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj nga posti i tij.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Haradinaj dha dorëheqje dy herë, jo si kryeministër, por si qytetar i Kosovës, përcjell Bota sot.

Bytyçi ka thënë se Vuçiq, Thaçi dhe Rama po përpiqen ta lidhin dorëheqjen e Haradinajt me llogaritë politike të tij.

“E turpshme se si mendojnë në këtë rast njësoj e në koordinim me njëri-tjetrin, si Rama, Thaçi dhe Vuçiç! Ndërkaq Hashim Thaçi në një intervistë për APA njoftoi se do ta rikthejë në agjendë korrigjimin e kufijve!” ka shkruar ndër të tjera Bytyçi në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Ramush Haradinaj dy herë dha dorëheqje për të shkuar në Hagë, jo si kryeministër, por si qytetar i Kosovës. Njëherë në vitin 2005 dhe ditën e djeshme.

Ai dëshmoi, si rrallë herë në realitetet historike politike të shqiptarëve, se Kosova, atdheu dhe kombi qëndrojnë mbi pushtetin dhe interesat e tij!

Veç kësaj, ai dha një model civilizimi. Por presidenti i Serbisë, Vuçiç, presidenti i Kosovës, Thaçi, dhe kalemxhijnjtë e Ramës në Tiranë po përpiqen ta lidhin dorëheqjen e Haradinajt me llogaritë politike të tij! E turpshme se si mendojnë në këtë rast njësoj e në koordinim me njëri-tjetrin, si Rama, Thaçi dhe Vuçiç! Ndërkaq Hashim Thaçi në një intervistë për APA njoftoi se do ta rikthejë në agjendë korrigjimin e kufijve!

Flini më pak njerëz dhe bashkohuni kundër të keqes!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat