“Haga nuk fton Vuçiqin për krimet e bëra, po Haradinajn e pafajshëm” - Bota Sot
“Haga nuk fton Vuçiqin për krimet e bëra, po Haradinajn e pafajshëm”

Aktuale

“Haga nuk fton Vuçiqin për krimet e bëra, po Haradinajn e pafajshëm”

Nga: A.ZH Më: 20 korrik 2019 Në ora: 19:41
Aleksandar Vuçiq, Ramush Haradinaj

Edhe opinionisti Sulejman Mehazi, ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ftesës nga Gjykata Speciale.

Mehazi në një reagim të dërguar në “Bota sot”, ka pyetur se pse Gjykata e Hagës nuk po e fton presidentin serb Aleksandar Vuçiq, por po e fton Haradinajn “e pafajshëm”.

Ai ka thënë se kriminelët serb shëtisin lirshëm në Serbi e Evropë, duke e quajtur këtë drejtësi absurd.

Reagimi i Mehazit:

Gjykata e Hagës nuk fton Vuçiqin për krimet e bëra, po fton Haradinajn e pafajshëm

Diçka s'është në rregull me Gjykatën Speciale të Hagës, në njërën anë fton Haradinajn dhe atë si kryeministër për ta intervistuar në Hagë, në anën tjetër kriminelët serb që me argumente të madha vrastare e përdhunuese jo që shëtisin lirshëm në Serbi, por edhe në të gjitha shtetet e Evropës.

Si është e mundur të mos ftohen e dënohen në Hagë serbët që kanë bërë krimet më barbare, të mëdha e të pa logjikshme në Kosovë e Bosnjë, krime vrastare që s'mban mend historia njerëzore. Çfarë drejtësi absurde, në vend që të intervistohen, gjykohen e dënohen serbët, Specialja e Hagës e bën të kundërtën, thërret Haradinajn.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...