Doruntinë Maloku: Me LDK-në, Kosovës i vjen era Shtet! - Bota Sot
Doruntinë Maloku: Me LDK-në, Kosovës i vjen era Shtet!

Aktuale

Doruntinë Maloku: Me LDK-në, Kosovës i vjen era Shtet!

Nga: G.B Më: 22 korrik 2019 Në ora: 20:22
Doruntinë Maloku

Deputetja nga radhët e LDK-së, Doruntinë Maloku, ka thënë se me LDK-në, Kosovë i vjen era shtet, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ajo ka thënë se LDK ka pasur mision lirinë, pavarësinë dhe demokracinë, ku dy të parat Kosova i ka arritur, ndërsa demokracia zhvillohet hap pas hapi dhe këtë mund ta bërë vetëm LDK.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

Me LDK-në, Kosovës i vjen era Shtet!

Misioni themelor i Lidhjes Demokratike e Kosovës ka qenë Liria, Pavarësia dhe Demokracia. Dy të parat, Kosova i ka arritur për shkak tē vizionit dhe përkushtimit të presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova dhe ekipit të tij, dhe me gjakun e heronjve të lirisë.

E treta, Demokracia, nuk importohet as eksportohet. Ajo zhvillohet hap pas hapi. Dhe këtë mund ta bëjë vetëm Qeveria e LDK-së. Duke e çrrënjosur krimin dhe korrupsionin.

Lidhja Demokratike e Kosovës po vjen! E bashkë me të edhe Demokracia. LDK do të rikthehet fuqishëm për ta përmbushur misionin e saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...