Flet Ramush Haradinaj pak çaste para nisjes për në Hagë

Aktuale

Flet Ramush Haradinaj pak çaste para nisjes për në Hagë

Nga: N.Sh Më: 23 korrik 2019 Në ora: 11:54
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj, i cili dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës, pas pak çasteve do të niset për në Hagë, ku do të intervistohet pasi është thirrë nga Gjykata Speciale si i dyshuar.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, thotë se sot i përgjigjet ftesës për intervistim nga Dhomat e Posaçme në Hagë.

“Tërësisht në të drejtën e Kosovës, i palëkundur për vendimet e mia jetësore dhe i patrazuar e ballëlartë”, shkruan Haradinaj, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai thotë se, Kosova ka ecur përpara në rrugëtimin euroatlantik dhe është e gatshme të dialogojë me Serbinë deri në arritjen e marrëveshjes finale.

“Luftëtarët e lirisë gjithmonë ishin të rreshtuar me të drejtën!

Sot, si Ramush Haradinaj, qytetar i Republikës së Kosovës, i përgjigjem ftesës për intervistim nga Dhomat e Posaçme në Hagë. Tërësisht në të drejtën e Kosovës, i palëkundur për vendimet e mia jetësore dhe i patrazuar e ballëlartë. Kosova ka ecur përpara në rrugëtimin euro-atlantik dhe është më e fortë se kurrë, në rreshtin e paqes dhe miqësi të përhershme me ShBA-në. Kosova është e gatshme të dialogojë me Serbinë deri në arritjen e një marrëveshjeje finale ligjërisht obliguese, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Por, tregun e japim vetëm për njohje.

Me nder kam mbrojtur të drejtën tonë, dje, sot dhe do ta mbrojë gjithmonë!”, përfundon Ramush Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat