“Kushtetuta po bën dallim kur Kryeministri jep dorëheqje dhe kur votohet mocioni i mosbesimit për Qeverinë”

Aktuale

“Kushtetuta po bën dallim kur Kryeministri jep dorëheqje dhe kur votohet mocioni i mosbesimit për Qeverinë”

Nga: G.B Më: 24 korrik 2019 Në ora: 11:43
Qeveria e Kosovës, foto arkiv

Albert Krasniqi nga shoqëria civile, ka thënë se Kushtetua po bën dallim në mes të rastit kur kryeministri jep dorëheqje dhe kur votohet mocioni i mosbesimit për Qeverinë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se në rastin e parë nuk kemi fare Qeveri dhe nuk mund të merret asnjë vendim, ndërsa në rastin e dytë, qeveria konsiderohet në dorëheqje por i ushtron detyrat deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

Postimi i tij i plotë:

Dmth Kushtetuta po bënë dallim në mes të rastit kur:

1. Kryeministri jep dorëheqje; dhe
2. Votohet mocioni i mosbesimit për Qeverinë.

Në rastin e parë, nuk kemi fare Qeveri, postet janë të zbrazëta, ministrat, zëvendësministrat dhe këshilltarët e tyre duhet t’i lirojnë menjëherë pozitat. Kjo Qeveria nuk mund të marr asnjë vendim.

Në rastin e dytë, Qeveria konsiderohet në dorëheqje, por që i ushtron detyrat deri në zgjedhjen e Qeverisë së re. Kompetencat qeverisë në largim nuk janë në kufizuara ligjërisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat