Përplasje mes Hoxhajt e Haradinajt për vendimet e Qeverisë

Aktuale

Përplasje mes Hoxhajt e Haradinajt për vendimet e Qeverisë

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 17:45
Enver Hoxhaj dhe Ramush Haradinaj

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, në fjalën e tij në mbledhjen e Qeverisë, ka thënë se është mirë që të dihet një opinion ligjor se si të procedojë përpara Qeveria e Kosovës, me qëllim që të mos ketë shkelje ligjore dhe kushtetuese.

Hoxhaj, gjithashtu ka thënë se temat të cilat janë të karakterit me urgjencë, nuk mund të kenë vakuum institucional, por temat të cilat janë prioritet i Qeverisë, nuk mund të vazhdohet siç ka qenë deri më tash.

Kjo është fjala e plotë e zv.kryeminisrtit Hoxhaj në mbledhjen e Qeverisë:

Kjo mbledhje e Qeverisë së Republikës së Kosovës pas situatës së re edhe politike edhe ligjore të javës së kaluar është më e veçantë. E di që e kemi një listë të gjatë të temave dhe pikave të rendit të ditës. Mendoj që ka më shumë tema sesa që kemi kompetenca dhe përgjegjësi ligjore prandaj mendoj që është mirë ta kemi një opinion ligjor se si të procedohet përpara si Qeveri e Republikës së Kosovës, me qëllim që të mos kemi shkelje ligjore, të mos bimë ndesh me ligjet dhe Kushtetutën e vendit. Natyrisht që për temat të cilat janë të karakterit me urgjencë, nuk duhet të ketë vakuum institucional, por për temat të cilat janë prioritet i Qeverisë nuk mund të vazhdohet siç ka qenë deri më tash. Ky është qëndrimi të cilin ne e kemi edhe si partner të koalicionit dhe në takimin që e kisha me kryeministrin më herët ia thashë para se të vijmë në këtë mbledhje të Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat