Albin Kurti në Lindje të Mesme, në një konferencë paqeje që po mbahet në në Palestinë dhe Izrael

Aktuale

Albin Kurti në Lindje të Mesme, në një konferencë paqeje që po mbahet në në Palestinë dhe Izrael

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 12:50
Pamje nga takimi

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është duke marrë pjesë në një konferencë për paqen dhe mungesën e barazisë në Lindjen e Mesme, raporton Gazeta Express.

Së bashku me të është edhe sekretari për marrëdhënie me jashtë në Vetëvendosje, Kreshnik Ahmeti, bëhet e ditur përmes një shkrimi në Facebook.

Konferenca do të zgjasë tre ditë dhe pas Ramallahut do të vazhdohet punimet në qytetin e Tel Avivit.

Njoftimi i plotë:

Sot, në Ramallah, filluan punimet e konferencës së organizuar nga Internacionalja Socialiste, e cila do ta trajtojë nevojën për paqe dhe mungesën e barazisë në Lindjen e Mesme. Pas Ramallahut, kjo konferencë treditore do t’i vazhdojë punimet në qytetin e Tel Avivit.

Në këtë konferencë po marrin pjesë të gjitha subjektet social-demokrate të cilat janë anëtare të Internacjonales Socialiste. Lëvizjen VETËVENDOSJE!, po e përfaqësojnë kryetari Albin Kurti dhe Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, Kreshnik Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat