Deputeti i AAK-së: LDK-ja mund të hyjë në qeveri pa zgjedhje

Aktuale

Deputeti i AAK-së: LDK-ja mund të hyjë në qeveri pa zgjedhje

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 23:45
Bekë Berisha

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka folur për situatën aktuale politike në vend, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të vendit.

“Është opsion të bëhet një qeveri tjetër. Nëse mund të bëhet”, ka thënë Berisha në emisionin “DPT Te Fidani”.

“Mund të ketë tendenca, por s’besoj që do të ndodhë”, është shprehur ai. “S’besoj që është ai disponim”, ka shtuar Berisha.

Ai ka thënë se ndonëse Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje “kanë kërkuar prej ditës së parë zgjedhje”, nuk do të befasohej nëse partia e Isa Mustafës do të ndryshonte qëndrimin e saj.

“LDK mund të ndryshojë mendim”, ka thënë Berisha, i cili ka theksuar se mendimin e tij e mbështet në të kaluarën e LDK’së.

“Shembuj kanë dhënë, kanë thënë se kurrë s’bëhen me këta e kanë shkuar”, është shprehur ai.

“Do të ishte vetëvrasje, nëse edhe njëherë e kallëzojnë fytyrën e vet”, ka deklaruar Berisha.

“Për LDK’në nuk e shti dorën në zjarr”, ka thënë në fund ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat