Ish-këshilltari: Ka një pajtim në LDK që Isa Mustafa të rizgjedhet kryetar

Aktuale

Ish-këshilltari: Ka një pajtim në LDK që Isa Mustafa të rizgjedhet kryetar

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 20:05
Isa Mustafa

Analisti politik, Faton Abdullahu, ka thënë se rruga më e mirë për zgjidhje të situatës aktuale politike janë zgjedhjet.

“Ka një pajtim që të shkohet në zgjedhje dhe është e udhës që të shkohet sa më parë”, është shprehur ai.

“Zgjedhjet nuk janë problem veç për partitë e vogla e këtij koalicioni që po shkon, por problem për të gjitha partitë që kanë qeverisur qe dy vjet. Partitë opozitare: LDK është më favorite si opozitë edhe Lëvizja Vetëvendosje sikur të mos e kishte hallin e ndarjes që i ka ndodhur më herët. Zgjedhjet duhet të nxjerrin legjitimitet dhe unitet”.

“LDK është për zgjedhje dhe kanë qenë më mënyrë të vazhdueshme. Fakti se shumë shpejt do të shpërbëhet parlamenti i bën të gjithë delegatët e LDK-së që të jenë shumë të vëmendshëm që të vendosin në mënyrë institucionale dhe të zgjedhin kryetarin. Kjo situatë i bënë edhe më të përgjegjshëm ata që votojnë për kryetar të LDK-së nesër”.

Në Info Magazine, Abdullahu ka theksuar se nga informacionet që ka unitet brenda LDK-së që Mustafa të rizgjidhet për mandatin e tretë në krye të partisë.

“Me sa di ka një pajtim që të jetë Mustafa edhe më tej kryetar”, ka pohuar ai.

Kurse për krahasim e Valon Sylës se LDK ka strukturë sikur të Lidhjes Komuniste të Kosovës, ai ka thënë se nuk qëndron.

“LDK është lëvizje politike e parë antikomuniste në hapësirën shqiptare. Në struktura komuniste nuk ka marrëveshje por diktaturë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat