Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë nuk janë edhe larg. Për këto zgjedhje, ka folur edhe Boiken Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje e Shqipërisë, i cili po vlerëson se koalicioni LVV-LDK me kryeministër Albin Kurtin do të fitonte mbi 50% të votave.
Sipas tij, kjo do të ndodhte me një program me masa emergjente qeveritare.
Por, nëse LDK-ja thotë që vepron ndryshe, atëherë edhe LVV-ja i ka mundësitë për të dalë e para ën zgjedhje.
Postimi i plotë:
Koalicioni parazgjedhor LVV - LDK me KM Albin Kurtin i ka të gjitha mundesitë të fitojë mbi 50% në zgjedhjet e parakoshme në Kosovë, me një program me masa emergjente qeveritare për të cilin bien dakord të dy këto subjekte. Por nëse LDK vepron ndryshe nuk na çudit, dhe LVV i ka sërish të gjitha mundësitë, energjitë, dijen dhe përgatitjen të dalë e para dhe të fitojë pa u bërë ky koalicion parazgjedhor, dhe ta caktojë më tej partnerin e koalicionit pas votimeve.
#QeveriaKurti