Rusia e pranon dështimin e Speciales për gjetjen e dëshmive kundër UÇK-së

Aktuale

Rusia e pranon dështimin e Speciales për gjetjen e dëshmive kundër UÇK-së

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 16:17
Gjykata Speciale

Gjykata Speciale veç ka nisur intervistimin e figurave të larta të luftës së UÇK-së.

Si rrjedhojë, Kosova ka mbetur pa kryeministër pas intervistimit nga Specialja të Ramush Haradinajt, që çoi në dorëheqjen e tij.

Lidhur me këtë çështje, sot është deklaruar edhe Rusia.

Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova tha se Gjykata Speciale e formuar për krimet e supozuara të shqiptarëve nuk ka dhënë asnjë rezultat.

“Deri më tani, nuk ka rezultate nga puna e Hagës për krimet e UÇK-së. Askush nuk është akuzuar, megjithë dyshimet për vrasje dhe krime të tjera”, tha ajo.

Sipas saj, Specialja duhet të tregojë rezultatet e veta në punën e saj.

Specialja deri më tani në Kosovë ka dërguar një numër të konsiderueshëm ftesash për profile të ndryshme të pjesëtarëve të UÇK-së.

Shumica e ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pyetjeve të prokurorëve të Hagës i janë përgjigjur në heshtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat