Halil Matoshi, këshilltari i kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinaj, në një shkrim në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar që Haradinaj është një lider i baraspeshave. Matoshi shkroi që Haradinaj, riktheu sovranin nga tavolina e devijuar e bisedimeve në Bruksel dhe për këtë po frikësohen edhe partitë e deridjeshëm:
Postimi i plotë
Haradinaj, lider i baraspeshave të reja
Pas dorëheqjës së Kryeministrit Ramush Haradinaj, u vërtetua se ai ishte njeri i baraspeshave të brendshme politike dhe ekuilibrave të jashtëm diplomatik, i cili vendimarrjen për Kosovën ia riktheu sovranit nga tavolina e devijuar e bisedimeve në Bruksel dhe këtë tashmë po e dëshmon frika e partnerëve të deridjeshëm, habia e opozitës dhe heshtja e ndërkombëtarëve.