Deputeti i VV-së: Pa sakrifica e solidaritet nuk mund të ecim përpara si shtet - Bota Sot
Deputeti i VV-së: Pa sakrifica e solidaritet nuk mund të ecim përpara si shtet

Aktuale

Deputeti i VV-së: Pa sakrifica e solidaritet nuk mund të ecim përpara si shtet

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 11:56
Liburn Aliu në BIK

​Bashkësinë Islame me rastin e festës së Kurban Bajramit e vizitoi dhe një delegacion nga partia opozitare, Lëvizja Vetëvendosje të prirë nga deputeti, Liburn Aliu.

Aliu teksa foli për rëndësinë e kësaj feste, tha se sakrifica dhe solidariteti janë dy mesazhet kryesore të Kurban Bajramit.

Pa këto, sipas tij, nuk mund të ketë as ecje përpara si shtet.

Aliu: Nuk mund të ketë ecje përpara pa pasur sakrificë

“Është mesazh jashtëzakonisht i rëndësishëm sepse këto dy tipare bëjnë që një shoqëri të garantojë ecjen përpara dhe të garantojë qëndrueshmërinë e saj. Nuk mund të ketë ecje përpara pa pasur sakrificë, po ashtu nuk mund të ketë qëndrueshmëri pa pasur barazi. Barazia duhet të lidhet ngushtë me solidaritetin”, tha deputeti Aliu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...