Kryetari i rizgjedhur i LDK-së, Isa Mustafa, ka uruar Kurban Bajramin përmes një postimi në Facebook,duke uruar paqe, mirënjohje dhe dashuri. Tutje, Mustafa shkruan që festat tona fetare i thejnë kufijtë ndërmjet nesh:
Postimi i plotë
Festat tona fetare i thejnë kufijtë ndërmjet nesh. Kufijtë politik, social; mosdurimet dhe mospërfilljet. Solidarizohemi me njëritjetrin dhe kuptohemi më mirë. I lutemi zotit për paqe, mirëqenie dhe dashuri.
Për barazi!
Frymë kjo, e cila meriton ta kultivojmë edhe atëherë kur nuk kemi festa.
Me fat Festa e Bajrami! IM