Bie drastikisht numri i azilkërkuesve shqiptarë, këto janë të dhënat - Bota Sot
Bie drastikisht numri i azilkërkuesve shqiptarë, këto janë të dhënat

Aktuale

Bie drastikisht numri i azilkërkuesve shqiptarë, këto janë të dhënat

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 22:17
Foto ilustrim

Numri i shqiptarëve që kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Evropian kanë rënë drastikisht. Numri i azilkërkuesve shqiptarë është më pak se 200 vetë. Këtë e ka bërë të ditur Petrit Selimi, ish-ministri i punëve të jashtme.

“Shqiptarët kanë shënuar numrin më të ulët ndonjëherë të azilkërkuesve në BE, me më pak se 200 në Bashkimin Evropian, thuhet në raportin e fundit të trendit të azili nga AESO. Shumica prej tyre që kërkojnë vendbanim të përhershëm në BE tani shkojnë përmes vizave të punës në Gjermani, Kroaci, Slloveni, etj.” shkroi Selimi në Facebook.

Në Kosovës është rritur dukshëm numri i aplikuesve në ambasada që kërkojnë viza pune në vendet e Bashkimit Evropian.

Në vitin 2015, Gjermania kishte refuzuar 99% të kërkesave të shqiptarëve për azil.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...