Mustafa: Kosova në raport me Serbinë, i ka përmbushur të gjitha kreteret e kërkuara nga Bashkësia Ndërkombëtare

Aktuale

Mustafa: Kosova në raport me Serbinë, i ka përmbushur të gjitha kreteret e kërkuara nga Bashkësia Ndërkombëtare

Nga: V.R Më: 16 gusht 2019 Në ora: 17:36
Bashkimi Evropian

Profesori i ekonomisë, Muhamet Mustafa, ka thënë se në raport me Serbinë, Kosova qëndron më lartë në përmbushjen e kërkesave të Bashkësisë Ndërkombëtare.

Ai, ka thënë se Serbia duhet të detyrohet që për fillim të bëjë kompromise ngjashëm me kompromiset që ka bërë Kosova në Vienë - ta njohë Kosovën dhe subjektivitetin e saj ndërkombëtar.

Postimi tij i plotë:

Përderisa dialogu per normalizimin e mardhënjeve me Serbinë ka mbetur në një udhëkryq , funksionarët politkë në Serbi vazhdonjë ti bien telit se gjoja Prishtina ka bllokuar procesin e negocimit për normalizim me taksen dhe mos gatishmerinë për kompromis. Së fundi, sot kryeministrja e Serbisë, Bernabic, në stilin e blofeve të shefit të saj deklaroi se “ Serbia nuk do të lejojë që Prishtina t’i fitojë të gjitha e Beogradi të humbë gjithçka” dhe se “Serbia nuk mund ta njohë Kosoven në kufijtë ekzistues” ; “Duhet të kthehemi në pikën e të drejtës ndërkombëtare dhe drejtësisë”, “ taksa ka krijuar atmosferë e cila e ka bërë të pamundur çfarëdo dialogu”. Në këto qëndrime ka një serë konstruktesh për qëllime propagandistike dhe për të hapur çështjen e zgjidhur te statusit të Kosovës të konfirmuar edhe me mendimin e Gjykatës ndërkombëtare se shpallja e pavarsisë se Kosovës nuk shkelë të drejtën ndërkombëtare. Ndaj Kosova duhet të flasë me një zë ( duke evituar demogogjinë primitive e protagonizmin politik) ndaj zërave të caktuar ndërkombëtar e edhe ndaj Serbisë se Kosova i ka bërë të gjitha kompromiset që i ka kërkuar Bashkësia ndërkombëtare në negociatat e Vienes.

Brenda kompromiseve të kërkuara të Bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës në Vienë janë marrë parasysh edhe shumë kërkesa të prezentuara nga Serbia në këto negociata duke e krijuar një asimetri në te drejtat e pakicës Serbe në krahasim me të drejtat e pakicave kudo në Europë. Serbia nuk ka aprovuar asnjë kërkesë të komunitetit ndërkombëtar për kompromise në Vienë. Andaj Kosova duhet të ketë një qëndrim të kjartë e pa ekuivoke: Pikënisja e normalizimit të mardhënjeve midis dy vendve duhet të jetë njohja reciproke, duke përfshirë edhe antrësimin në OKB. Hapi vijues duhet të jetë rregullimi I mardhënieve ndërshtetrore ( normalizimi) dhe të pozitës së pakicave, marrdhënjeve ekonomike , arsimore e kulturore në bazë të parimit të recipërocitetit. Këtu pastaj mund të diskutohen , pra pas njohjes reciproke , me parim te resiprocitetit, edhe çështjet e tjera të ndieshme por duke pasë parsysh kontekstin e stabilitetit rajonal dhe qëndrimet e partnerëve tane Euro-atlantikë.

Ndaj kërkesa edhe e akterëve të caktuar nga qarqe nderkombetare për kompromise nga ana e Kosoves, në këmbim “të vullnetit të mirë të Serbisë“ është jokorrekte. Serbia duhet të detyrohet që për fillim të bëjë kompromise ngjashëm me kompromiset që ka bërë Kosova në Vienë - ta njohë Kosovën dhe subjektivitetin e saj ndërkombëtar. Çështjet e tjera të lidhura me normalzimin rregullohen me vullnet të të dyja palëve mbi parim të reciprocitetit. Këtu vie edhe çështja takses. Negociatat në Bruksel nuk mund te kushtëzohen nga asnjëra palë, ky ka qenë primi nisës i tyre, prandej taksa nuk mund të merret si pretekst. Me produktive do të ishte që të kuptohet prapavia ( backgroundi ) i takses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat