Limaj e Krasniqi prezantojnë aderimet e reja të NISMA-s - Bota Sot
Limaj e Krasniqi prezantojnë aderimet e reja të NISMA-s

Aktuale

Limaj e Krasniqi prezantojnë aderimet e reja të NISMA-s

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 18:44
Nisma Socialdemokrate

Nisma Socialdemokrate ka vazhduar të prezantoje aderimet e reja.

Kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj, ka njoftuar se prej sot partisë të cilën ai e drejton i është bashkuar Samed Dërmaku nga Kamenica, i cili është magjistër i Shkencave Politike.

Më këtë rast, Limaj është shprehur i lumtur që çdo ditë po vijnë njerëz tek Nisma Socialdemokrate.

“Nisma Socialdemokrate është kthyer në adresën më të besueshme për qytetarët e vendit, ku çdo ditë aderojnë kuadro të reja”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Nismës.

Edhe kryetari Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, ka mirëpritur në këtë subjekt dy anëtarë të rinj nga komuna e Kamenicës, magjistër të shkencave të ekonomisë.

Krasniqi më këtë rast ka thënë se Kosovës i duhet projekti socialdemokrat i Nismës. “Mevlide dhe Bujar Kastrati, magjistër të shkencave të ekonomisë, kanë zgjedhur Nismën Socialdemokrate për ta dhënë kontributin e tyre profesional.

Të dytë falënderuan Nismën Socialdemokrate që ua hapi derën dhe dha mundësinë për të qenë aktiv në politikë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Nismës.

Ndryshe, Nisma Socialdemokrate ka njoftuar dy ditë më parë se këtij subjekti i është bashkuar edhe Bekim Brestovci, afarist i suksesshëm në diasporë dhe ish drejtor i Unionit të Bizneseve shqiptaro-gjermane.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...