Adelina tregon se si Rugovës iu shkel këmba deri në gjakderdhje. A po aludon në Thaçin?

Aktuale

Adelina tregon se si Rugovës iu shkel këmba deri në gjakderdhje. A po aludon në Thaçin?

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 23:03
Adelina Ismaili

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, e ftuar në emisionin ‘Pressing’, ka dhënë detaje interesante rreth Ibrahim Rugovës. Ajo ka thënë se gjatë kohës sa po qëndronin në Rambuje, presidentit të Kosovës ia kanë shkelur këmbën deri në gjakderdhje në mënyrë që t’ia humbnin koncentrimin.

“Ka pasur njerëz që u përmenden më herët që në Rambuje ia kanë shkelur këmbën deri në gjakderdhje që ta dekoncentronin”, ka thënë Adelina, e cila më parë në emision foli për presidentin e tanishëm, Hashim Thaçin.

Ajo thotë se të marrë pjesë në një fushatë të Osmanit, do të ishte më e pakta që do ta bënte për të, për shkak se e përkrah atë plotësisht si kandidate për kryeministre.

Këngëtarja thotë se është e sigurt që Osmani nuk bën kompromise dhe nuk do të bënte asnjëherë koalicione me ata që, sic thotë Adelina, e kanë lënduar Ibrahim Rugovën.

 “Vjosa nuk bën kompromis. Koalicioni (me PDK’në) ma ka thyer zemrën”, thotë Adelina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat