Imri Ahmeti ka një lajm të rëndësishëm, thotë se në këtë vend do të jenë me Vjosa Osmanin

Aktuale

Imri Ahmeti ka një lajm të rëndësishëm, thotë se në këtë vend do të jenë me Vjosa Osmanin

Nga: N.H Më: 27 gusht 2019 Në ora: 16:43
Imri Ahmeti dhe Vjosa Osmani

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Imri Ahmeti, dhe njëherit kryetar i komunës së Lipjanit, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sonte do të jenë në Sheshin Adem Jashari në Lipjan, ku do të mirëpresin Vjosa Osmanin.

Ahmeti në postimin e tij, Osmanin e quan edhe kryeministre të vendit.

“Sonte në ora 19:00 në Sheshin Adem Jashari në Lipjan do të mirëpresim Vjosa Osmanin. Mirësevjen Kryeministre”, shkruan Ahmeti.

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, do të jetë kandidate e kësaj partie për kryeministre të Kosovës në zgjedhjet nacionale, të cilat do të mbahen më 6 tetor të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat