Tahiri: PDK s’duhet nënçmuar, mund t’i marrë deri në 30 deputetë

Aktuale

Tahiri: PDK s’duhet nënçmuar, mund t’i marrë deri në 30 deputetë

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 16:25
Ramush Tahiri

Me 25 shtator fillon zyrtarisht fushata elektorale në vend. Por partitë politike e kanë nisur fushatën shumë më herët, që nga rënia e qeverisë Haradinaj .

Politologu i njohur Ramush Tahiri ka folur më shumë rreth procesit zgjedhor dhe fituesit të këtyre zgjedhjeve. Ai ka theksuar se se nëse pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje kalon 50 % më shumë fitojnë partitë e vogla dhe ato që nuk janë lideriste.

“Fushata zgjedhore veç ka filluar edhe pse zyrtarisht edhe me ligje fushata zgjate vetëm dhjetë ditë. Parashikimet e rezultateve dhe hulumtimi i opinionit po japin rezultate të pritshme varësisht se nga kush po porositet dhe varësisht nga kush po bëhet hulumtimi.Llogaritur prej numrit të tashëm të deputetëve që kanë subjektet politike në Kuvend mund të llogaritet me saktësi të përafërt edhe rezultati i ardhshëm me një lëvizje dy deri në pesë për qind ndryshime më shumë apo më pak.Parametër ndikues është dalja në zgjedhjet e parakohshme . Nëse pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje i kalon 50 përqind atëherë partitë që nuk janë lideriste e militante fitojnë më shumë si dhe partite e vogla” ka thënë Tahiri.

Tahiri foli edhe për partinë që mund të surprizojë në këto zgjedhje.

Ai thotë se nuk duhet nënçmuar PDK-ja, ku nga 23 deputetë që ka tani mund të shkojë në 30 për faktin se nuk është përçarë dhe ka krijuar shumë klientelizëm gjatë qeverisjes.

“Gjithashtu nuk duhet nënçmuar PDK  e cila tash i ka 23 deputet qe të mund edhe të arrij deri në 30 deputet duke pasur parasysh faktin që ka mbetur unike dhe nuk është përçarë dhe se me të qenurit në pushtet ka krijuar klientelizën që njerëzit e votojnë se dëshirojnë të ruajnë privilegjet dhe favoret përveç që i besojnë. Jane disa kategori të shoqërisë që kanë përfiyuar nga pushteti, nga rritja e pagave, nga tenderat, shlyerja e borxheve nga punësimet dhe nga investimet” ka thënë ai.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë mbahen më 6 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat