Vetëvendosje i kundërpërgjigjet Kadri Veselit: Hajni bërtet kapeni hajnin

Aktuale

Vetëvendosje i kundërpërgjigjet Kadri Veselit: Hajni bërtet kapeni hajnin

Nga: A.SH Më: 3 shtator 2019 Në ora: 16:18
Drita Millaku

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë ditës së sotme ka nënshkruar një Pakt Kundër Korrupsionit, ku iu ka bërë thirrje të gjithë krerëve të partive politike ta nënshkruajnë këtë pakt.

Nga Lëvizja Vetëvendosje, ish-deputetja Drita Millaku, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se, Vetëvendosja nuk bën pakt me të korruptuarit.

"Hajni bërtet kapeni hajnin" kjo është një fjalë popullore jona që do t’i përshtatej më së miri kësaj situate”, shprehet Millaku.

Sipas saj kjo është një hipokrizi totale sikur ne nuk jetojmë në këtë vend, si mund të kërkohet një diçka e tillë nga një parti që e ka prodhuar korrupsionin e ka apliku dhe e ushqen dita-ditës.

“Veseli më mirë do të tingëllonte sikur të kërkonte falje për korrupsion, për nepotizëm dhe për të bëmat e tij si shef i ShIK -ut “, thotë Millaku.

Ajo theksoi se Vetëvendosje nuk bën pakt më të korruptuar. “Ne i luftojmë ata”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat