Këta janë kandidatët e VV-së që do të garojnë për deputetë nga Mitrovica dhe Kaçaniku

Aktuale

Këta janë kandidatët e VV-së që do të garojnë për deputetë nga Mitrovica dhe Kaçaniku

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 08:23
Foto ilustrim

Lëvizja “Vetëvendosje” ka përcaktuar kandidatët e saj për zgjedhjet e 6 tetorit për komunën e Mitrovicës dhe Kaçanikut.

Fidan Ademi dhe Faruk Mujka kanë marrë dritën jeshile të degës së Mitrovicës për të garuar në legjislativ.

Fidan Ademi

Faruk Mujka

Përpos këtyre dy kandidatëve, mësohet se Agim Bahtiri do të propozoj një emër të tretë për listën e partisë së Albin Kurtit.  

Përkrahjen nga Këshilli i Qendrës së VV-së ka marrë edhe Avni Tafili nga Kaçaniku.

I njëjti do të jetë pjesë e garës për ulëse në Kuvendin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat