Ish Komandanti i UÇK-së për Hisen Berishën: PDK-ja i ka ofruar....

Aktuale

Ish Komandanti i UÇK-së për Hisen Berishën: PDK-ja i ka ofruar....

Nga: A.M. Më: 8 shtator 2019 Në ora: 14:08
Hisen Berisha dhe Kadri Veseli

Ish-komandanti i Batalionit të Policisë Ushtarake Hafir Hoxha, i ka dal në krah Hisen Berishës, ish-Komandant i brigadës 138 “Agim Ramadani”, pas aderimit në Partinë Demokratike të Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Berisha ka të drejtë t`i zgjedh dhe të vendos për karrierën e tij politike.

Gjithashtu, ai ka përmendur edhe disa nga emrat e ish luftërave të cilët janë pjesë të partive të ndryshme politike.

Postimi i plotë:

HISEN BERISHA , u kyq në PDK dhe verej komente jo të mira nga ata që deri dje e rrespektonin !

MOS U NGUTËNI ME KOMENTE NEGATIVE !

Vitin 1998 nuk ka egzistuar PDK !? Si kan aderuar dhe jan kyqë ushtarakët të tjerë në partit tjera politike që nga viti 2000 ka ndodhe dhe po ndodhë edhe tani 20 vite pas luftës.
Hisen Berisha jeton dhe punon në KS dhe për ti ndihmuar vendit me edi dhe profesion kemi kuptuar se po duhet patjeter me qen në subjekt politik , kete rast PDK i ka ofruar me shumë vendëveprim prandaj ka të drejtë edhe Hiseni të zgjedhë dhe vendos për karrierën e ti personale në politikë.
Me sa e njof unë nuk i shkel parimet e veta njerzore, , morale, patriotike kudo që shkon .
Ndoshta gabim është tek shum njerëz që lidhën pak më shum se sa duhet per ndonjë lider ose parti !!!
Pra per qështje ushtarake e sigurie më së miri do të kuptohen Rrusta , Antoni, Hiseni dhe ushtarakët të tjerë që jan ne parti të ndryshme.

NJË SEND KAM VËREJT QË SHUM NJERËZ NUK E KUPTOJNË ;
Sa më i afert rezultati mes dy partive psh me vota në zgjedhje , aq më të njejta, më të afërta i kan konceptet , programet e tyre për qeverisje dhe zhvillim të vendit pasi kan numer shum të afërt të qytetarëve që u besojnë dhe votojn për ta .

Në këtë rastë LDK dhe PDK kan më së paku dallime mes tyre , sa më i madhë dallimi në numer të votave aq më i madhë dallimi në koncept dhe në program qeverisës !!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat