E zbulon vet Kurti: Edhe ky kryetar i kësaj iniciative është pjesë në listën e Vetëvendosjes

Aktuale

E zbulon vet Kurti: Edhe ky kryetar i kësaj iniciative është pjesë në listën e Vetëvendosjes

Nga: N.H Më: 8 shtator 2019 Në ora: 17:21
Fatmir Rashiti dhe Albin Kurti

Lideri i Lëvizjes Vetevendosje, Albin Kurti, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se kreu i Iniciativës Qytetare të Shtimes, Fatmir Rashiti, është pjesë e listës së tyre.

Kurti thotë se Rashiti ka mbaruar shkollimin e lartë në vitin 1979 dhe ka punuar në arsim deri në vitin 1999.

“Në vitin 1999 u emërua drejtor i shkollës fillore “Bajram Curri” në vendlindje në Petrovë, ku qëndroi deri në vitin 2002, kur asokohe u emërua nënkryetar i komunës së Shtimes”, shkruan Kurti.

Ja shkrimi i tij:

Kreu i Iniciativës Qytetare të Shtimes, Fatmir Rashiti, është pjesë e listës së VETËVENDOSJE!-s për zgjedhjet e 6 tetorit.

Ai ka mbaruar shkollimin e lartë në vitin 1979 dhe ka punuar në arsim deri në vitin 1999. Në vitin 1999 u emërua drejtor i shkollës fillore “Bajram Curri” në vendlindje në Petrovë, ku
qëndroi deri në vitin 2002, kur asokohe u emërua nënkryetar i komunës së Shtimes.

Në zgjedhjet komunale të vitit 2007, me lista të hapura, ka qenë kandidati më i votuar në PDK. Nga viti 2004 deri më 2007 ka qenë kryetar i Kuvendit Komunal të Shtimes, ndërkaq nga viti 2007 deri në vitin 2017 për tri mandate rresht nënkryetar i komunës së Shtimes. Mirëpo, mandatin e fundit nuk e përfundoi pasi që dha dorëheqje nga PDK-ja për shkak të keqqeverisjes. Si kandidat i pavarur për kryetar komune në zgjedhjet lokale të vjeshtës 2017 shkoi në balotazh ku u përball me makinerinë e PAN-it.

Fatmir Rashiti është i vendosur të mos ndalet në betejën kundër kapjes së shtetit, krizës ekonomike dhe mjerimit social. Prandaj na u bashkua në listën e Lëvizjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat