Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka qëndruar në Ferizaj, teksa ka biseduar me të rinjtë atje.
Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se dy çështje për të cilat ishin më së shumti të intetesuar, ishin arsimi dhe zhvillimi ekonomik që krijon vende të reja të punës.
Postimi i plotë i Haxhiut:
“Takim i përzemërt me vajza e djem në Ferizaj.
Dy çështje për të cilat ishin më së shumti të intetesuar, ishin arsimi dhe zhvillimi ekonomik që krijon vende të reja të punës.
Së bashku me Liridonën dhe Shqipen i njoftuam për prioritetet tona, në veçanti në këto fusha.
Lëvizja VETËVENDOSJE! shpresa e rinisë së Kosovës”.