Shpend Ahmeti: Kemi emaila ku Haki Abazi na ka kërkuar ta lëshojmë VV-në - Bota Sot
Shpend Ahmeti: Kemi emaila ku Haki Abazi na ka kërkuar ta lëshojmë VV-në

Aktuale

Shpend Ahmeti: Kemi emaila ku Haki Abazi na ka kërkuar ta lëshojmë VV-në

Më: 12 shtator 2019 Në ora: 23:52
Shpend Ahmeti

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, i ftuar në emisionin Dpt te Fidani, ka deklaruar se ai ka emaila të Haki Abazit, i cili i kishte tentuar ta ndajë Lëvizjen Vetëvendosje duke kërkuar që ai ta lëshojë partinë.

“Disa prej gjërave që i ka thënë Molliqaj janë të sakta për Hakiun. E vërtetë që Hakiu ka tentuar ta ndajë Vetëvendosjen, kemi edhe disa emaila që ka kërkuar që ne ta lëshojmë Vetëvendosjen” tha Ahmeti.

Ai tutje shtoi se Abazi nuk ka pasur guxim të futet në Vetëvendosje në kohën kur ka qenë e vështirë të jesh pjesë e kësaj partie.

“Nuk ka pas guxim me u fut në garë kur ka qenë më e vështirë të jesh me Vetëvendosjen” tha Ahmeti, duke shtuar se “Hakiu i thotë Dardanit se gruaja jote nuk të sheh në ëndërr, nuk e di atë ndjenjë me ta përmend familjen”.

Ahmeti gjithashtu shtoi se Partia Socialdemokrate distancohet nga dhuna dhe se presin nga policia t’i përfundojë hetimet.

“Megjithatë, ne distancohemi nga dhuna, policia do ta hetojë e do ta zgjedhë deri në fund” tha Ahmeti.

Kreu i PSD’së tha se Haki Abazin e njeh më gjatë se Dardan Molliqaj, andaj kur Abazi e kritikonte VV’në, atij i drejtoheshin se pse po e bën atë.

“Me shpifjet dhe lobimin që e ka bërë kundër Vetëvendosjes, ka bërë që njerëzit të më pyesin çka ka ndodh me Hakiun se ti e ke pasur shok. Tani ai të jetë përfaqësues i Vetëvendosjes, mua më duke çudi duke marrë parasysh diskutimet që i kemi pasur” tha Ahmeti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...