Presidenti Thaçi pritet nga perandori Naruhito, bisedojnë për paqen në botë

Aktuale

Presidenti Thaçi pritet nga perandori Naruhito, bisedojnë për paqen në botë

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 15:38
Presidenti Thaçi, sot është pritur nga perandori Naruhito i Japonisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot është pritur nga perandori Naruhito i Japonisë.

I përcjellë nga zyrtarët e oborrit perandorak, presidenti Thaçi ka arritur në pallatin perandorak, ku është pritur nga Perandori Naruhito me nderimet me të larta.

Sipas një komunikate të Presidencës, në takim me perandorin, presidenti Thaçi ka biseduar për rrugëtimin e Kosovës që nga përfundimi i luftës.

Presidenti Thaçi e ka uruar për epokën “Reiwa” që ka filluar lartmadhëria e tij, perandori Naruhito, duke shprehur dëshirën që fryma e harmonisë të mbretërojë në Japoni dhe në tërë botën.

Thaçi i shprehu mirënjohje perandorit në emër të popullit të Kosovës, për përkrahjen që Japonia ka dhënë gjatë dhe pas luftës.

“Jemi popuj dhe vende mike dhe kështu do të jemi për gjithmonë”, shtoi presidenti Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat