Ambasadori britanik me porosi për zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë

Aktuale

Ambasadori britanik me porosi për zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 13:57
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se zgjedhjet janë një mundësi për të gjitha komunitetet të marrin pjesë në përzgjedhjen e atyre që do të udhëheqin vendin.

Ai u ka kërkuar qytetarëve të Kosovës që të votojnë lirshëm dhe me transparencë, pa kërcënime dhe frikë.

“Zgjedhjet janë një mundësi për të gjitha komunitetet të marrin pjesë në përzgjedhjen e atyre që do të udhëheqin vendin. Ju do të duhej ta bëni këtë të lirë dhe me transparencë pa kërcënime dhe frikë”, tha ambasadori Britanik Nicholas Abbott në Ditën e Demokracisë të Kombeve të Bashkuara.

Në video mund ta dëgjoni porosinë e ambasadorit Abbott në Ditën e Demokracisë të Kombeve të Bashkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat