Nuk iu mjafton puna në institucionet shëndetësore, mbi 50 mjekë ia mësyjnë të bëhen deputetë - Bota Sot
Nuk iu mjafton puna në institucionet shëndetësore, mbi 50 mjekë ia mësyjnë të bëhen deputetë

Aktuale

Nuk iu mjafton puna në institucionet shëndetësore, mbi 50 mjekë ia mësyjnë të bëhen deputetë

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 18:17
Foto ilustrim

Më shumë se 50 mjekë nga parti të ndryshme në garë për tu fut në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka treguar njohësi i politikave sociale, njëherit ish-drejtor i Qendrës për punë sociale në Komunën e Prishtinës, Vehbi Mujku.

Mujku përmes një postimi në Facebook ka kritikuar këtë numër të mjekëve që ia mësyjnë Parlamentit, teksa ka thënë se ky numër është shqetësues kur kemi për bazë se sa është nevoja për mjek dhe shërbime shëndetsore në institucionet shëndetsore të Kosovës.

Ai ka vlerësuar se kjo është shprehje e lakmisë për pushtet.

Ky është shkrimi i plotë i Mujkut:

“Më shumë se 50 mjekë nga parti të ndryshme në garë për tu fut në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ky numër është shqetësues kur kemi për bazë se sa është nevoja për mjek dhe shërbime shëndetsore në institucionet shëndetsore të Kosovës.
Secila parti ka qenë e mjaftueshme ti ketë maksimum 2 apo 3 kandidatë me profesion mjeku e jo mbi 10.

Këtu sipërfaqet lakmia e madhe për pushtet, sepse temat e shëndetësisë duhet rregullohen brenda Ministrisë së Shëndetësisë.

Edhe gjithë mbesim duke thënë se shëndetsia nuk rregullohet për 2 vite, e këtë e themi qe 20 vite!”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...