Arben Gashi: Strategjikisht, LDK e sheh partner të mundshëm Vetëvendosjen - Bota Sot
Arben Gashi: Strategjikisht, LDK e sheh partner të mundshëm Vetëvendosjen

Aktuale

Arben Gashi: Strategjikisht, LDK e sheh partner të mundshëm Vetëvendosjen

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 00:05
Arben Gashi

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se kandidatja për kryeministre nga ky subjekt partiak, ka përparësi të pakrahasueshme për të realizuar programin që parashihet për mandatin e ardhshëm.

Gashi ka shtuar se për këtë mandat, një ndër shtyllat kryesore të kësaj partie, është edhe sundimi i ligjit.

”Vjosa Osmani ka përparësi të pakrahasueshme në realizimin shtyllave kryesore. Është olekuant në komunikim, dhe ka potencialet e veta si një folëse mjaft e mirë e gjuhës angleze. Shumica e qeverive që udhëheqin në vendet anëtare të BE-së janë qeveri që udhëhiqen nga partitë që janë pjesë e Partisë Popullore Europiane. Në këtë rrethanë është një avantazh i pakrahasueshëm i LDK-së”.

”Tradita e raporteve ndërkombëtare që ka arrit me i ndërtuar Lidhja Demokratike e Kosovës, historikisht që nga koha e Presidentit Ibrahim Rugova. Kredencialet e LDK-së për ekonominë janë jashtëzakonisht të forta në këtë fushë sepse edhe në qeverisjen paraprake, LDK ka arrit të dëshmojë edhe për reformën fiskale edhe me reformën ekonomike që ka kapital të mjaftueshëm profesional dhe politik që mund ta çojë përpara këtë sistem. Shtyllat kryesore që kemi ne prioritet është ajo që ka të bëjë me sundimin e ligjit. Çdo gjë që ka të bëjë me sundimin e ligjit ka të bëjë me ekonominë, sigurinë e jashtme, të brendshme etj”.

Në Analizën Zgjedhore, Arben Gashi përmendi edhe planin për mirëqenien në familje që LDK ka në program për mandatin e ardhshëm, derisa pohoi se strategjikisht e shohin partner të mundshëm Vetëvendosjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...