Limaj: Qeveria e ardhshme vendosë për fatin në dialogun Kosovë-Serbi - Bota Sot
Limaj: Qeveria e ardhshme vendosë për fatin në dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

Limaj: Qeveria e ardhshme vendosë për fatin në dialogun Kosovë-Serbi

Më: 17 shtator 2019 Në ora: 22:56
Fatmir Limaj

Me slloganin “Bashkë për shtetin”, kandidati i nominuar për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj sot pasdite është takuar me struktura dhe simpatizantë të Nismës Socialdemokrate në Shtime, i cili shpalosi programin qeverisës për zgjedhjet nacionale dhe ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet 6 tetor.

Limaj ftoi qytetarët e kësaj komune që t’i mbështesin kandidatët e kësaj zone, sepse siç tha ai, asnjë prej tyre kurrë nuk do të votojë kundër interesave të vendit.

Limaj: Kujdes kënd po e votoni

“Po futemi në një moment të rëndësishëm të këtij procesi zgjedhor, i cili ka me përcaktuar qartë kahen e vendit tonë për disa vite, ose për 100 vitet e ardhshme. Është shumë e mundur që parlamenti që do të votohet më 6 tetor do të votojë marrëveshjen me Serbinë. Shumë e mundur që qeveria e cila do të del nga këto zgjedhje do të negociojë marrëveshjen përfundimtare me Serbinë. Andaj, kjo nënkupton që duhet të jeni të kujdesshëm kë po e votoni”, theksoi Limaj.

Kandidati për deputet nga dega në Shtime, Fehmi Hysenaj theksoi se do të jenë zëri i punëtorit dhe qytetarit të Kosovës për të drejtat e tyre socio-ekonomike. Ai pati edhe fjalë të mira për liderin e partisë së tij.

Hysenaj: Limaj politikanë që zgjidhë ngërçin politik

“Qytetarët e Kosovës mjaftueshëm e kanë parë që në situatat e ngërçit politik, Fatmir Limaj është i vetmi lider politik që gjen zgjidhje dhe bashkëpunon me të gjithë subjektet si dhe me faktorin ndërkombëtar për interesin e përgjithshëm, sepse në diskursin e tij e ka lënë derën hapur kudo”, theksoi Hyseni.

Kandidatë për deputet nga komina Shtimes, janë Femhmi Hysenaj, Zejnie Veliu, Hyzer Gashi dhe Naim Asllani. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...