Flet Qeveria gjermane, tregon a do ta caktojë emisarin për dialogun Kosovë-Serbi - Bota Sot
Flet Qeveria gjermane, tregon a do ta caktojë emisarin për dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

Flet Qeveria gjermane, tregon a do ta caktojë emisarin për dialogun Kosovë-Serbi

Më: 18 shtator 2019 Në ora: 14:16
Bundestagu gjerman

Rifillimi i dialogut Kosovë-Serbi për të arritur një normalizim të marrëdhënieve mes të dyja vendeve, me gjasë do të nis pas marrjes së mandatit të ri të institucioneve të Bashkimit Evropian si dhe pas përfundimit të zgjedhjeve në Kosovë.

Madje është thënë se nga ana e Bashkimit Evropian pritet të emërtohet një i dërguar i posaçëm që do të merret konkretisht me normalizim e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

Radio Evropa e Lirë raportoi sot se në rast se përbërja e re e Komisionit Evropian vendos të bëjë këtë emërim atëherë, personi që do ta ushtrojë këtë funksion do të jetë nga Gjermania.

Mirëpo nga Qeveria e Gjermanisë kanë deklaruar se kjo pritet të vendoset nga Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell. Kështu kanë deklaruar nga zyra për media e Qeverisë gjermane.

“Kjo është një çështje që Komisioni i ri i Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesi i Lartë i caktuar i BE-së, Josep Borrell do të duhet të vendosë pasi që të marrë përsipër detyrën”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë gjermane.

Bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë janë bllokuar që nga nëntori i vitit të kaluar. Në përgjigje të masave të Serbisë për të bllokuar pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, Qeveria e Kosovës vendosi një tarifë prej 100 për qind për produktet e importuara nga Serbia në Kosovë.

Komuniteti ndërkombëtar pret që Qeveria e ardhshme e Kosovës të përqendrohet në çështjen e taksës, duke krijuar kështu kushte për rinisjen e negociatave, pasi Serbia refuzon të kthehet në tryezën e bisedimeve pa heqjen e saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...