Daçiq e quan “Jo parimore kërkesën e Palmer për ndërprerje të fushatës së Serbisë kundër njohjeve të Kosovës"

Aktuale

Daçiq e quan “Jo parimore kërkesën e Palmer për ndërprerje të fushatës së Serbisë kundër njohjeve të Kosovës"

Nga: Fatmir Beka Më: 21 shtator 2019 Në ora: 08:24
Ilustrim

Ministri serb i punëve të jashtme Ivica Dačić ka vlerësuar kërkesën e të dërguarit special të ShBA-ve për suspendimin e fushatës së Serbisë kundër tërheqjes së njohjes së Kosovës si jo parimore, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Ai ka thënë se Palmer ka bërë kërkesës jo parimore kur kërkoi nga disa vende të perëndimit dhe Serbia ndalimin e fushatës së tërheqjes së njohjeve.

Daçiq ka thënë se taksat e vendosura nga Prishtina dhe fushata që udhëheq Beogradi për tërheqje të njohjeve nuk janë të ndërlidhura mes vetës.

Minsitri serb e tha këtë , pas deklaratës së Palmer se qeveria e ardhshme e Prishtinës duhet të jetë e gatshme që të suspendoj taksën në mallrat serbe  që janë pengesë për vazhdimin e dialogut.

Palmer po ashtu për “Zërin e Amerikës” ka thënë se shpreson që Serbia të përgjigjet në heqjen e taksës me ndalimin e iniciativës së saj për tërheqjen e njohjeve të Kosovës dhe ashtu të dy palët që mund të kthehen në tavolinën e bisedimeve në atmosferë pozitive dhe të orientuar drejtë marrëveshjes.

Daçiq përkujtoi se presidenti serb Vuçiq më herët ka thënë se suspendimi i fushatës së pranimit të Kosovës  mund të diskutohet vetëm kur Prishtina të suspendoj kërkesen për njohjen dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe që vendet perëndimore dhe ato islamike të ndalojnë mbështetjen për aktivitetet e Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat