Analisti që ka punuar në zyrën e Eliot Engel i bashkohet Vetëvendosjes

Aktuale

Analisti që ka punuar në zyrën e Eliot Engel i bashkohet Vetëvendosjes

Nga: A.ZH Më: 21 shtator 2019 Në ora: 13:57
Dimal Basha dhe Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka prezantuar anëtarin më të ri të partisë së tij.

Bëhet fjalë për Dimal Bashën, i cili ka punuar edhe në zyrën e Kongresmenit Eliot Engel në Amerikë, përcjell Bota sot.

Kurti ka vlerësuar Bashën lart, duke thënë se ai mund të kontribuojë në avancimin e politikave zhvillimore që e bëjnë Kosovën një vend me mirëqenie.

Postimi i Kurtit:

Dimal Basha përfundoi shkollimin e lartë në John Jay College of Criminal Justice në New York, ku edhe ka diplomuar në Bachelors Summa Cum Laude, drejtimin e së drejtës ndërkombëtare penale.

Magjistraturën e ka mbaruar për marrëdhënie ndërkombëtare të koncentruar në konflikt dhe siguri pranë The New School University në New York.

Dimali për kohë të gjatë ka ushtruar punë menaxheriale në Angli, Zvicër dhe New York.

Ai ka punuar me zyrën e Kongresmenit Eliot Engel duke e bartë përgatitjen e tij profesionale edhe në Gjykatën Federale Amerikane si analist i të dhënave kualitative.

Përgatitja e tij profesionale dhe përvoja e punës, e bëjnë Dimalin të jetë person adekuat për detyrat e një përfaqësuesi.

Dimali është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Synimi i tij është të jetoj në Kosovë dhe të kontribuoj në avancimin e politikave zhvillimore që e bëjnë Kosovën një vend më të jetueshëm me dinjitet e mirëqenie për brezin tonë dhe për gjeneratat e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat