Çun Lajçi na befason, kërkon që të votohet kjo parti në zgjedhjet e 6 tetorit - Bota Sot
Çun Lajçi na befason, kërkon që të votohet kjo parti në zgjedhjet e 6 tetorit

Aktuale

Çun Lajçi na befason, kërkon që të votohet kjo parti në zgjedhjet e 6 tetorit

Nga: A.M. Më: 21 shtator 2019 Në ora: 14:23
Çun Lajçi

Aktori i njohur shqiptar, Çun Lajçi ka ndryshuar qëndrimin e tij për zgjedhjet e 6 tetorit

Përmes një postimi në “Facebook”, ka kërkuar nga  Rugova që ta votojnë Lëvizjen Vetëvendosje, dhe kandidatin për deputet  Ali Lajçin.

Gjithashtu, Çuni ka shkruar se "ai asht bajraktari i sakrificës që s’e votoi tradhëtinë si Naser Rugova. As si Ramiz Kelmendi".

Postimi i plotë:

Rugovë!

Po ju dveti diçka

A kanë shkua baballarët tuej mbas flamurit t’Kadrisë apo t’Sakut

Apo veç fjalë kishin ata e ju?!

Nëse po

Atëherë duhet t’shkoni edhe mbas Ali Lajçit dhe t’jeni me të e për të!

Ai asht bajraktari i sakrificës që s’e votoi tradhëtinë si Naser Rugova

As si Ramiz Kelmendi

Andaj n’paçi pak fytyrë s’koriteni!

ÇL

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...