Ja pse Beogradi po buzëqesh me parat e Kosovës që po shkojnë për ta

Aktuale

Ja pse Beogradi po buzëqesh me parat e Kosovës që po shkojnë për ta

Nga: N.Sh Më: 21 shtator 2019 Në ora: 14:50
Ilustrim

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Islami njëherësh edhe kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat për Kosovë, thotë se Beogradi po buzëqesh me 2 euro të faturës së rrymës të secilës familje shqiptare, e cila është e detyruar të paguaj më shumë për të shlyer borxhin e serbëve të veriut të Kosovës.

“Ne, qytetarët e Republikës së Kosovës, çdo muaj paguajmë plus 2 euro në faturën e rrymës, për ta shlyer borxhin e serbëve të Veriut të Mitrovicës, gjë që ne se kemi obligim”, shkruan Islami në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai thekson se, kjo është bërë nga qeveritë skandaloze të cilat kanë qenë në pushtet tash e sa vite.

Sipas tij, “kjo është një zhvatje klasike nga kriminelët, të cilët janë munduar ta mbajnë fshehur këtë”.

“Ata nuk kanë turp që një qytetari me social 70 euro, t'ia shtojnë çdo muaj edhe 2 euro në faturë të rrymës, para këto që ngjallin buzëqeshje te Beogradi”, shkruan ai.

“Të dashur qytetarë, ju lus që të mos e shkelni vetën tuaj duke votuar partitë që kanë qenë deri në pushtet. Mos lejoni që ne të paguajmë rrymë për serbët e Veriut, ndërsa nesër mund të ndodh që të paguajmë edhe gjëra tjera për ta.

Voto Lëvizjen Vetëvendosje, voto Gazmend Islamin nr. 86.

#erdhidita #GazmendIslami86 #Vetëvendosje”, përfundon Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat