Ardita Dushi: Kosovës i duhet një ekonomi konkurruese

Aktuale

Ardita Dushi: Kosovës i duhet një ekonomi konkurruese

Nga: N.H Më: 21 shtator 2019 Në ora: 17:02
Ardita Dushi

Ardita Dushi, kandidate për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), përmes një postimi në Facebook, thotë se vendit i duhet një ekonomi konkurruese.

Sipas saj, programi Qeverisës i LDK-së ofron përgjigje për këto çështje, përcjell “Bota sot”.

Kujtojmë se Ardita Dushi në zgjedhjet e 6 tetorit do të garojë me numrin 84.

Ja shkrimi i saj:

Kosovës i duhet një ekonomi konkurruese; me sektor privat dinamik që krijon vende pune të qëndrueshme; ku shteti është vetëm mbështetës dhe rregullator i aktiviteteve ekonomike; një ekonomi pa monopole; ku bizneset inovatore dhe eksportuese mbështeten fuqishëm nga shteti; me bujqësi moderne dhe siguri ushqimore sipas standardeve evropiane; një ekonomi me furnizim të qëndrueshëm me energji; ku ruhet ambienti për gjeneratën e ardhshme.

Programi Qeverisës i LDK-së ofron përgjigje për këto çështje.

BESO 134

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat