Limaj kujton Fehmi e Xhevë Lladrovcin në 21-vjetorin e rënies - Bota Sot
Limaj kujton Fehmi e Xhevë Lladrovcin në 21-vjetorin e rënies

Aktuale

Limaj kujton Fehmi e Xhevë Lladrovcin në 21-vjetorin e rënies

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 11:32
Fehmi e Xhevë Lladrovcin

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar Fehmi e Xhevë Lladrovcin në 21-vjetorin e rënies.

Limaj ka shkruar në ‘Facebook’, se Fehmi e Xhevë Ladrovci janë shembulli i sakrificës dhe përkushtimit shumëvjecar për liri e pavarësi.

“Jeta dhe vepra e tyre në shërbim të vendit ishte dhe do të mbetet frymëzim ndër breza”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Postimi i Limajt:

Në 21-vjetorin e rënies kujtojmë me pietet një nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovcin dhe bashkëshorten e tij Xhevë Lladrovcin.

Fehmi e Xhevë Lladrovci janë shembulli më i mirë i sakrificës dhe përkushtimit shumëvjeçar për liri e pavarësi.

Jeta dhe vepra e tyre në shërbim të vendit ishte dhe do të mbetet frymëzim ndër breza.

Lavdi e përjetshme Fehmi e Xhevë Lladrovcit!

Lavdi dëshmorëve të kombit!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...