Kandidati për deputet nga radhët e NISMA-s Endrit Shala, me bindje u shpreh se Prishtina do t’ua sigurojë fitoren në zgjedhjet e 6 tetorit.
Shala thotë se platforma dhe programi i tyre janë domosdoshmëri për vendin, “dhe kjo pritje që na u bë në Sallën e Kuqe, kjo rini që brohoriti dhe duartrokiti pandërprerë është dëshmia më e mirë.”
Ai u zotua se do të vazhdojë të jetë zëri i secilit qytetarë, ashtu siç isha zëri i prodhuesve dhe punëtorëve.
Njoftimi i tij i plotë:
Pikërisht në vendin ku pesë vite më parë e themeluam Nismën Socialdemokrate, sonte u bindëm se ky vend do na e sigurojë fitoren.
Në Prishtinë ashtu si në të gjitha takimet që kishim në qytetet e Kosovës, përkrahja entuziazmi dhe rinia, na dëshmuan se Kosovës i duhet Nisma Socialdemokrate.
Platforma dhe programi ynë janë domosdoshmëri për vendin, dhe kjo pritje që na u bë në Sallën e Kuqe, kjo rini që brohoriti dhe duartrokiti pandërprerë është dëshmia më e mirë.
Unë zotohem se do të vazhdojë të jem zë i secilit qytetarë, ashtu siç isha zëri i prodhuesve dhe punëtorëve.
#BashkëpërSh8in
#MeFatmirLimajnkryeministër
#EndritShala8
#Nisma122