Kandidati për Kryeministër nga PDK, Kadri Veseli ka thënë se, familjes sonë politike çdo ditë po i bashkohen figura të dëshmuara.
“Mirëseardhje në Partinë Demokratike të Kosovës iu urova edhe rreth 150 aktivistëve të Nismës në Vushtrri, të cilët nga sot aktivitetin e tyre politik do ta vazhdojnë me ne”, ka shkruar Veseli në Facebook.
Postimi i plotë:
Jemi shpresë për qytetarët. Jemi shpresë për Kosovën. Familjes sonë politike çdo ditë po i bashkohen figura të dëshmuara.
Mirëseardhje në Partinë Demokratike të Kosovës iu urova edhe rreth 150 aktivistëve të Nismës në Vushtrri, të cilët nga sot aktivitetin e tyre politik do ta vazhdojnë me ne.
Në PDK respektohen të gjithë dhe nuk diskriminohet askush.
Bashkohuni me mua për ndërtimin e një të ardhme më të mirë! #PDK112