Bytyçi: Albin Kurti kërkon bashkëpunim me Hashim Thaçin

Aktuale

Bytyçi: Albin Kurti kërkon bashkëpunim me Hashim Thaçin

Nga: V.R Më: 30 shtator 2019 Në ora: 19:23
Albin Kurti

Profesori ndërkombëtar, Enver Bytyçi, nëpërmjet një deklarate në Facebook, ka komentuar ngjarjet e fundit.

Ai, ka thënë se akuzat ndaj Vjosës se është shërbëtore e Serbisë dhe se ajo ka mbështet marrëveshjet e Thaçit me Serbinë, nuk qëndrojnë.

Sipas tij, Vjosa u kërkon mbështetje qytetarëve të Kosovës për ta rrëzuar Hashim Thaçin nga posti i presidentit.

Më tej, profesori, theksoiu se Albin Kurti kërkon mbështetjen e votuesve për të bashkëpunuar me Hashim Thaçin.

Postimi plotë:

Lexova një status të një eksponenti të Vetëvendosjes. Ai e akuzon Vjosën si shërbëtore të Serbisë, se paska qenë dakord me planin Ahtisaari, se paska mbështet marrëveshjet e Thaçit me Serbinë dhe se qenka kundër bashkimit kombëtar.

Por Vjosa u kërkon mbështetje qytetarëve të Kosovës për ta rrëzuar Hashim Thaçin nga posti i presidentit. Ndërsa Albin Kurti u kërkoi mbështetje votuesve për të bashkëpunuar me Hashim Thaçin. A thua kush mund të jetë shërbëtor i Serbisë: - Ai që e mbështet Hashim Thaçin në aventurën e tij proserbe dhe antikosovare, apo ajo që premton shkarkimin e tij?!

Ndërkaq u bëj thirrje liderëve të LDK-së dhe të VV të ndalin fushatën kundër njëri-tjetrit. Nëse e duan Kosovën të dy këto parti duhet të bashkohen kundër të keqes së madhe, e cila e ka emrin PRONTO dhe Hashim Thaçi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat