Mustafa: PDK ka nevojë me ardhë në veti, duhet të shkojnë në opozitë - Bota Sot
Mustafa: PDK ka nevojë me ardhë në veti, duhet të shkojnë në opozitë

Aktuale

Mustafa: PDK ka nevojë me ardhë në veti, duhet të shkojnë në opozitë

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 17:40
Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në tubimin elektoral në Pejë, ka thënë më e mira për Kosovën është që PDK të shkojë në opozitë. Mustafa ka dërguar mesazhe edhe për AAK-në e Vetëvendosjen.

Mustafa tha se Vjosa Osmani është kandidatja që e ka përkrahjen e plotë të LDK-së.

“Vjosa është kandidatja që e ka përkrahjen e plotë të LDK-së, por, jam I bindur që Vjosa nuk është kandidate vetëm e partisë sonë, por kandidate e Kosovës sepse do të jetë kryeministre e Kosovës. LDK do të fitojë dhe duhet të fitojë në këto zgjedhje sepse nuk ka shpëtim për Kosovën në qoftë se nuk bëhen ndryshime në Kosovë”, tha kryetari i LDK-së, derisa, tutje shtoi se Kosovën e shpëton vetëm LDK-ja.

“Unë sot nuk dëshiroj të vlerësoj votat që eventualisht do të ju shkojnë partive tjera, por, konsideroj që ai do të jetë vullnet i humbur, votë e humbur sepse nuk do t’i bëjë mirë Kosovës. Kosovës do t’i bëjë mirë një votë që e shpëton Kosovën dhe unë ju siguroj se kjo është Lidhja Demokratike e Kosovës”, tha Mustafa.

I njejti, dërgoi mesazhe edhe për PDK-në, VV e AAK-në.

Ne nuk jemi në armiqësi me partitë tjera politike, por, jemi në miqësi me qytetarët e Kosovës. E mira e Kosovës është që PDK të shkojë në opozitë, sepse kjo i bën mirë edhe Kosovës edhe PDK-së sepse këta kanë nevojë me ardh në veti, me qëndru në opozitë dhe me pa ku kanë gabu. Kosovës i bënë mirë që AAK ta merr ves se nuk është 100 % Kosovë nëse nuk e kemi përkrahjen e SHBA-së dhe BE-së. Edhe ata do ta marrin vlerësimin e tyre dhe votën që ju takon. Por, jo votën që ju jep besimin e qytetarëve të Kosovës”, ka shtuar ai, derisa foli për Vetëvendosjen.

“Edhe Vetëvendosja, qytetarë të nderuar do ta merr vesh se nuk e ka vendin afër LDK-së, ata janë në skenë politike por janë larg Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata vetëm me LDK-në mund të mësojnë se si qeveriset mirë, drejtë dhe si mbahet partneriteti me SHBA e BE”, tha Mustafa.

“Vlerësoj që është një grua që ka dije dhe guxim për të marrë vendime për shtetin e Kosovës, vetëm LDK me Vjosën mund t’i merr këto vendime. Ajo ka përkrahjen e plotë të LDK-së, ti çojë përpara proceset për të cilat ka nevojë Kosova”, ka përfunduar ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...