Vajza e tyre doli si më e votuara, vëllezërit Geci marrin një vendim të madh

Aktuale

Vajza e tyre doli si më e votuara, vëllezërit Geci marrin një vendim të madh

Nga: N.H Më: 9 tetor 2019 Në ora: 16:16
Familja Geci

Vajza e Gani Gecit, Marigona Geci, tashmë edhe është konfirmuar se do të jetë pjesë e legjilaturës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

E, pas këtij rezultati të arritur, përmes një shkrimi në Facebook, Nebih Geci, ka falënderuar të gjithë qytetarët për besimin e dhënë, përcjell gazeta “Bota sot”.

Geci në shkrimin e tij, potencon se familja e tyre tash e tutje do të jetë pranë qytetarëve , ashtu siç ishin këto ditë këta të fundit për zgjedhjet e 6 tetorit.

“Ne do jemi pranë jush gjithmonë ashtu si ishit edhe ju pranë nesh. Veprat tona treguan që ne ishim gjithherë në rrugën e drejt duke u bazuar në mbështetjen tuaj të pa rezervë”, ka shkruar Geci, në llogarinë e tij në Facebook.

Ja shkrimi i plotë:

Te nderuar dhe shume te respektuar qytetar te Kosoves.

Faleminderit juve qe treguat maturi dhe sjellje briliante gjate ketyre zgjedhjeve, i treguat botes se qyteteruar se ne jemi pjese e juaja e civilizimit modern.

Brukseli, Berlini, Londra, Parisi, Ëashingtoni, Roma te gjithe e kuptuan qe ne meritojme te gjitha te drejtat si secili popull me kulture te larte europiane.

Ne familja Geci falendrojm secilin qytetar veq e veq, qe na mbeshteten ne kete kauz per ndryshime rrenjesore te shtetit tone Kosoves.

Vajza jone Marigona Geci-Lala tani eshte pjese e kuvendit te Kosoves, fale jush qe ishit prane nesh ne çdo hap, duke na mbeshtetur dinjitetshem dhe pa rezerva, prandaj Marigona eshte njera nder femrat me te votuara ne kete legjislatur.

Ne do jemi prane jush gjithmon ashtu si ishit edhe ju prane nesh. Veprat tona treguan qe ne ishim gjithehere ne rrugen e drejt duke u bazuar ne mbeshtetjen tuaj te parezerv.

Faleminderit juve, zoti ju ruajt juve dhe familjet e juaja.

Zoti e bekofte Kosoven dhe miqet tane.

Me respekt te pafund familja Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat