NISMA dhe AKR nuk e pranojnë realitetin e hidhur!

Aktuale

NISMA dhe AKR nuk e pranojnë realitetin e hidhur!

Nga: M.H Më: 17 tetor 2019 Në ora: 21:29
Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli

Është marrë vendim për rinumërim të votave në disa vendvotime, duke synuar që të vërtetohet numërimi i drejtë dhe i saktë. Ky vendim nga një pjesë u kundërshtua duke u parë si një tentativë për të kaluar pragun dy partitë siç janë NISMA dhe AKR.

Sot ka filluar edhe rinumërimi i disa vendvotimeve duke vazhduar edhe në ditët e ardhshme në vendvotimet e tjera.

Në lidhje me këtë temë, analisti dhe juristi politik, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, tha që nuk do të ketë numërim të partive politike port ë individëve që janë ankuar. Më tej, Burjani, u shpreh që ky subjekt nuk e ka kaluar pragun por në realitet ende presin një ide shprese.

Image
Blerim Burjani

“Po ka disa spekulime që bëhen në këtë temë, ky subjekt nuk e ka kaluar pragun, andaj askush nuk mund të thotë ndryshe, ideja është te shpresa se ky subjekt ka kaluar pragun realitetin është tjetër. Rinumërimi i votave nuk mund të bëhet këtë e ka hedh poshtë PZAP, edhe KQZ, pra nuk ka rinumërim të plotë për partitë politike të ankuara,por do të ketë rinumërim për individët që ankohen për manipulime të votave të individëve në vendvotime”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat