Lumezi: Kemi kërkuar ndihmën e Amerikës për hetimin e rastit Dehari

Aktuale

Lumezi: Kemi kërkuar ndihmën e Amerikës për hetimin e rastit Dehari

Më: 24 tetor 2019 Në ora: 14:16
Lumezi

Rasti i vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje në Qendrën e Paraburgimit në Prizren në vitin 2016, do të hetohet edhe nga prokurorë dhe hetues ndërkombëtarë.

Kreu i Prokurorisë së Shtetit tha se do të kërkojnë ndihmë nga Ambasada amerikane për hetimin dhe zbardhjen e vdekjes së Astrit Deharit.

“Kemi kërkuar prej Ambasadës Amerikane që të na sjellin ndonjë prokuror apo dikë që mund të na ndihmojë në hetimin e këtij rasti, në mënyrë që ta zbardhim të vërtetën”, është shprehur Lumezi.

Ai tha se Prokuroria e njëjtë, ajo e Prizrenit do ta hetojë këtë rast, por me ndihmën e ndërkombëtarëve.

“E njëjta prokurori do ta hetojë rastin, sepse kompetenca territoriale është e Prizrenit, dhe s’mundet ndonjë prokurori tjetër. Por do ta kërkojmë edhe ndihmën ndoshta të partnerëve ndërkombëtarë me na ndihmua në hetimin e këtij rasti”, u shpreh kryeprokurori Lumezi.

Gjatë ditës së sotme, familja Dehari ka pranuar raportin rreth vdekjes së djalit të tyre, Astrit Dehari.

Raporti i ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës për rastin e Astrit Deharit, konstaton:

Ashtu siç është thënë në ekspertizën tonë El180001, ne kemi dyshime që lidhen me rrethanat e vdekjes së z. DEHARI Astrit. Në fakt hipoteza e një vetëvrasjeje e z. DEHARI Astrit përmes mjete të caktuara nga mjekët ligjor duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë në proces fatal duhet të kihet parasysh.

Analizat e ADN-së të kryera në laboratorët tona kanë mundësuar të vënë në dritë një profil të ADN-së mbi mostrën e përshkruar nga ekspertët e Kosovës siç thuhet se përmban pak ose shumë pak ADN.

Nga ajo çfarë u tha, ne vlerësojmë se një hetim i ri është i nevojshëm për t’i qartësuar rrethanat e vdekjes së z. DEHARI Astrit. Ekipet tona dhe laboratorët tona janë në dispozicion të hetuesve të ngarkuar me çështjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat