Gazetari i luftës nga Drenica flet për një përvojë të hidhur në “Spitalin Amerikan”, pa asnjë amerikan!

Aktuale

Gazetari i luftës nga Drenica flet për një përvojë të hidhur në “Spitalin Amerikan”, pa asnjë amerikan!

Nga: N.Sh Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 09:14
Sabit Istogu

Gazetari i luftës nga Drenica, Sabit Istogu ka treguar për një përvojë të hidhur që i ka ndodhur në “Spitalin Amerikan” në Prishtinë.

Istogu përmes një shkrimi në Facebook për “Spitalin Amerikan”, thotë se aty nuk është asnjë amerikan.

“Derisa një fëmijë e kishte thyer dorën, e dërgova me veturën time në Spitalin Amerikan (pa asnjë amerikan), sepse kështu ishte vullneti i prindit. Jo pse ai nuk deshi apo nuk kishte dëshirë ta dërgonte në QKUK, por e kishte besimin në “Spitalin Amerikan”. Pasi i mbaruan proceduarat, infermierja tha se duhet te presin pak derisa të vij mjeku. Isha kureshtar të pres e ta shoh se kush ishte ai mjeku qe duhet prite të vinte, mendoja se do të ishte ndonjë mjek amerikan, sepse deri atë ditë vërtet besoja se aty punojnë mjek amerikan. Pas një kohe pritjeje erdhi dr. Pleurat Sejdiu, me mantel të bardhe, ashtu si kishte qene duke punuar në QKUK”, shkruan Istogu, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ai tregon se për këtë shërbim në “Spitalin Amerikan”, prindi i fëmijës ka paguar 200 euro.

“Nuk kam parë asgjë më të tmerrshme se sa mjekët tanë, madje asish specialiste e të zotë, të dalin para gjyqit për vjedhje iliqesh e mjete punë në QKUK, dhe të i dërgojnë nëpër ambulancat e tyre, vetëm për të u pasuruar mbi fatkeqit e pacientve-turp”, vazhdon Istogu në reagimin e tij.

Postimi i plotë:

SHQTËSIMET E MJEKËVE HAJDUT

A ka mjerim se kur i sheh disa mjek duke u përballur me drejtësinë në gjykatë për vjedhje e keqpërdorim?

Gjithherë kam shpresuar se shtresa më i ngritur intelektuale, duhet të jetë pararojë dhe shembull i mirë i popullit të vet. Kjo ne vendet m e edukatë e shtet ligjor edhe mund te jetë, por tek ne deri tash, të paktën nuk kanë treguar ndonjë shembull me vlera të tilla, qe meritojnë respekt, por po e besoj thënien e popullit: kur pushteti bëhet hajdut edhe qytetarët bëhem të tillë.

Bile këtë me së keqi e kanë dëshmuar mjekët, të cilët fituan e u pasuruan mbi fatkeqësinë e popullit të vet (haram u qoftë).

Derisa një fëmijë e kishte thyer dorën, e dërgova me veturën time në Spitalin Amerikan (pa asnjë amerikan), sepse kështu ishte vullneti i prindit.

Jo pse ai nuk deshi apo nuk kishte dëshirë ta dërgonte në QKUK, por e kishte besimin në “Spitalin Amerikan”. Pasi i mbaruan proceduarat, infermierja tha se duhet te presin pak derisa të vij mjeku.

Isha kureshtar të pres e ta shoh se kush ishte ai mjeku qe duhet prite të vinte, mendoja se do të ishte ndonjë mjek amerikan, sepse deri atë ditë vërtet besoja se aty punojnë mjek amerikan. Pas një kohe pritjeje erdhi dr. Pleurat Sejdiu, me mantel të bardhe, ashtu si kishte qene duke punuar në QKUK.

Kur mbaroi lidhja e thyerjes se dorës, dhe kur u nisëm për në shtëpi, e pyeta prindin e fëmiut se sa i mori mjeku për këtë shërbim, dhe ai me tregoj se kishte paguar 200 euro.

Po sa e sa shembuj si ku kanë ndodhur, e ndoshta edhe janë duke ndodhur, kur specialistet shqiptar i udhëzojnë pacientët nëpër spitale private, se gjoja në QKUK nuk ka mjete pune, higjienë e të tjera, vetëm e vetëm qe ata te grabisin para e të pasurohen mbi fatkeqit e njerëzve me halle.

Nuk kam parë asgjë më të tmerrshme se sa mjekët tanë, madje asish specialiste e të zotë, të dalin para gjyqit për vjedhje iliqesh e mjete punë në QKUK, dhe të i dërgojnë nëpër ambulancat e tyre, vetëm për të u pasuruar mbi fatkeqit e pacientve-turp.

Tash po e marr vesh edhe shqetësimin e disa nga mjekët që dalin kundër deklarimeve te kryeministrit te ardhshëm Albin Kurtit, se mjeket ose do të punojnë në spitalet publike, ose në ambulancat private, sepse mund t’ iu ndërpritet ”tagjia” e dy anshme dhe pasurimi i tyre mbi fatkeqësitë njerëzore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat