Erëza Vela tregon ku i shpenzoi 30 mijë euro të shtetit djali i Fatmir Limajt

Aktuale

Erëza Vela tregon ku i shpenzoi 30 mijë euro të shtetit djali i Fatmir Limajt

Nga: A.Zh Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 13:44
Endrit Shala dhe Durim Nitaj

Gazetarja Erëza Vela, ka reaguar pas lajmit se djali i kryetarit të Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, ka shpenzuar 30 mijë euro të buxhetit të Kosovës për udhëtime jashtë vendit.

Ajo ka publikuar fotografinë ku Durim Limaj shihet bashkë me ministrin në detyrë të Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shalën, duke pozuar pranë një kade me pije alkoolike.

Sipas Velës, ka mundësi që Limaj t’i ketë shpenzuar këtu parat e shtetit.

 Postimi i plotë i Velës në Facebook;

Qe pak motivim per te hanen

Kush kish thone qe me pune te ndershme mundet njeri me mberri kaq shume brenda kaq pak kohe!

Kujtojeni kete foto kur te aplikoni per pune e per projekte, kur t’i shihni prinderit e femijeve te semure t’u kerku ndihme ne fb e televizione, kur te vjen kisti i kredise apo kur te mendoheni 100x a me e ble ni send per shpi a jo!

Javen e kalume u raportu qe djali i Fatmir Limes, ky qe eshte ulun ne fund te fotos, i ka shpenzu 30mije euro te buxhetit te Kosoves per udhetime jashte vendit. Pra, paret tona mundet me ndodhe qe ketu, ne kete kade me shampanja, i paska lone. E vazhdoni ju votoni, e perkrahni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat